Avokati Edmond Petraj u shpreh se nga e gjithë lëvizja protestuese dhe debati publik, përfituesi politik ka qenë kryeministri Rama.
Sipas Petrajt, ndaj Ramës janë hedhur akuza të shumta, si censurimi i mediave, moslejimi i protestave dhe blerja e organizatorëve të tyre, por me kalimin e kohës këto narrativa janë zbehur. Ai argumentoi se protestat nuk arritën të prodhonin një lidership të qartë, pasi, sipas tij, shumë figura kërkonin autorësinë e lëvizjes.
Petraj theksoi se, edhe pse Shqipëria ka probleme, protestat duhej të kishin nxjerrë një grup organizatorësh që të merrte përgjegjësinë për të ofruar alternativa dhe zgjidhje konkrete, por në vend të kësaj, sipas tij, ato u radikalizuan./kb
