Last Updated on 15/07/2026 by EL
Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar.
Deputetët votuan me 291 vota pro dhe 241 kundër për të mbështetur projektligjin, i cili ishte refuzuar tre herë nga dhoma e lartë e parlamentit, Senati.
Ky votim përfshin vetëm individët e rritur francezë me një sëmundje “serioze dhe të pashërueshme” që kërcënon jetën “në një fazë të avancuar ose terminale”.
Në Francë, çështja ka qenë shumë e diskutueshme politikisht, duke hasur kundërshtime nga Kisha Katolike, profesionistë mjekësorë dhe parti të krahut të djathtë.
Kryeministri Sébastien Lecornu do t’ia referojë pjesë të projektligjit Këshillit Kushtetues të Francës për shqyrtim përpara se ai të bëhet ligj.
Ndërkaq, vende si Zvicra, Holanda dhe Belgjika e kanë legalizuar vdekjen e asistuar prej vitesh./et
