Last Updated on 16/07/2026 by EL
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka arrestuar në flagrancë dy punonjës të Policisë së Shtetit, të cilët u kapën duke i marrë 20 mijë lekë një drejtuesi mjeti dhe t’i kthehej patenta dhe të shmangej masa administrative për shkeljen e konstatuar.
Në pranga kanë rënë D. B., 25 vjeç, dhe E. K., 23 vjeç, të dy efektivët me detyrë në Patrullën e Përgjithshme pranë Komisariatit të Policisë Nr. 3 në Tiranë.
Ata akuzohen për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, të kryera në bashkëpunim./et
