Last Updated on 21/07/2026 by EL
Një vatër zjarri sapo është bërë aktive në fshatin Gjonomadh, në bashkinë e Korçës. Nga sa shihet, brenda kësaj vatre ndodhen 4-5 pika që kanë marrë flakë, çka lë të dyshohet se zjarri mund të jetë i qëllimshëm.
Drejt zonës janë nisur dy mjete të forcave zjarrfikëse të Korçës, ndërsa flakët favorizohen edhe nga era. Ndërkohë, në vendngjarje ndodhen edhe forcat e policisë.
