Vala e të nxehtit që goditi Mbretërinë e Bashkuar në qershor shkaktoi humbjen e rreth 24 milionë orëve pune dhe i kushtoi ekonomisë britanike rreth 1.15 miliardë paund (afërsisht 1.53 miliardë dollarë), sipas një studimi të publikuar së fundmi.
Gjatë javës që nisi më 22 qershor, kur temperaturat thyen rekordin historik për muajin qershor, shumë punonjës në të gjithë vendin u detyruan të mungonin në punë ose të reduktonin orët e tyre të punës për shkak të vapës ekstreme.
Kjo ishte vala e dytë e të nxehtit nga tre që kanë goditur Evropën Perëndimore vetëm në tre muajt e parë të këtij viti, duke sjellë pasoja gjithnjë e më të rënda për shëndetin e njerëzve, infrastrukturën, burimet ujore, bujqësinë dhe jetën e egër.
Sipas analizës së realizuar nga Instituti Grantham për Ndryshimet Klimatike dhe Mjedisin në Shkollën Ekonomike të Londrës (LSE), në bashkëpunim me Qendrën Euro-Mesdhetare për Ndryshimet Klimatike (CMCC), çdo punonjës në Mbretërinë e Bashkuar humbi mesatarisht 0.47 orë pune gjatë javës së fundit të qershorit.
Për studimin, i publikuar të enjten, studiuesit anketuan një kampion përfaqësues në nivel kombëtar prej 1,950 të rriturish britanikë, duke i pyetur se si vala e të nxehtit ndikoi në orët e tyre të punës, cilësinë e gjumit dhe ndryshimet që u detyruan të bënin në rutinën e tyre të punës gjatë asaj jave./mxh
