Komisioni Evropian disbursoi sot 1,5 miliardë euro mbështetje ekonomike për Egjiptin.
“Ky është kësti i dytë nga kredia totale me vlerë 4 miliardë euro, e miratuar në kuadër të paketës së mbështetjes ekonomike të Bashkimit Evropian për Egjiptin”, thuhet në deklaratën e Komisionit Evropian.
Sipas Komisionit, disbursimi i fondeve ishte i kushtëzuar me zbatimin e reformave ekonomike dhe demokratike, kushte që autoritetet egjiptiane i kanë përmbushur.
Brukseli dhe Kajro ranë dakord për këtë kredi në vitin 2024, si pjesë e një marrëveshjeje më të gjerë bashkëpunimi mes Bashkimit Evropian dhe Egjiptit.
Në atë kohë, organizatat për të drejtat e njeriut kritikuan marrëveshjen mes BE-së dhe Egjiptit.
Organizata për të Drejtat e Njeriut dhe grupe të tjera të të drejtave të njeriut, argumentuan se shtypja e zërave kritikë nga qeveria e presidentit egjiptian Abdel-Fattah al-Sisi vazhdonte, ndërsa bashkëpunimi me Bashkimin Evropian nuk po sillte përmirësime të dukshme në këtë drejtim./mxh
