Last Updated on 25/07/2026 by Anisa
Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë e regjistruar këtë të shtunë në fshatin Gjorm, në Bashkinë Kurbin, ku një 22-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri.
Mësohet se i plagosuri është Veron Pasha, i cili është qëlluar në kofshë. Fillimisht, i riu është transportuar drejt spitalit nga vëllai i tij, ndërsa më pas është dërguar në Spitalin Universitar të Traumës në Tiranë për trajtim të specializuar.
Bëhet me dije se Pasha po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale, ndërsa gjendja e tij shëndetësore paraqitet e rëndë.
Ndërkohë, rrethanat e plota të ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa forca të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve.
Pritet gjithashtu një reagim zyrtar nga Policia e Shtetit me detaje mbi ngjarjen./ad
