Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar lejen e parë të “Paketës së Maleve” për familjen Hasani nga Thethi, e cila ka vendosur të rikthehet në Shqipëri për të investuar kursimet e veta në tokën e të parëve. Kjo paketë u mundëson me ligj trashëgimtarëve të rilindin shtëpitë e vjetra të stërgjyshërve dhe të zhvillojnë agroturizmin apo bujqësinë në pronat e tyre. Nisma shënon kështu nisjen konkrete të zbatimit të projektit për gjallërimin e zonave malore.
“SOT KALOI U MIRATUA në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të territorit leja e parë e Paketës së Maleve, për familjen Hasani nga Thethi, e cila ka vendosur të investojë kursimet e veta në tokën e të parëve në vendlindje dhe të kthehet në Shqipëri./kb
