Një episod i papritur gjatë koncertit të Katy Perry-t në festivalin Isle of MTV në Maltë është kthyer në një nga momentet më virale të eventit.
Gjatë performancës, këngëtarja duhej të shfaqej brenda një shisheje gjigante plastike të fryrë, pjesë e konceptit skenik, ndërsa fansat do ta shtynin atë drejt skenës. Por gjithçka mori një kthesë të papritur, pasi publiku e drejtoi aksidentalisht shishen në anën e kundërt, duke e larguar Perry-n nga vendi ku duhej të përfundonte.
Në videot e shpërndara në rrjetet sociale, këngëtarja shihet duke qeshur dhe duke komunikuar me fansat, ndërsa u bënte shenja për ta kthyer shishen në drejtimin e duhur. Pavarësisht situatës së pazakontë, Perry vazhdoi të këndonte dhe të argëtonte publikun me hitet e saj “Hot N Cold” dhe “I Kissed a Girl”.
Pas disa momentesh konfuzioni, fansat arritën ta rikthenin shishen pranë skenës dhe performanca vijoi normalisht.
Incidenti u prit me humor nga publiku dhe u shndërrua menjëherë në një moment viral në rrjetet sociale./mxh
