Ambasadorja ukrainase në Shtetet e Bashkuara, Olha Stefanyishyna, është shkarkuar nga detyra.
Vendimi u dha sot përmes një dekreti presidencial të nënshkruar nga Volodymyr Zelensky.
Përmes një postimi në rrjetet e saj sociale, Stefanyishyna sqaroi se vendosi të jepte dorëheqjen për arsye personale, por gjithashtu premtoi të vazhdonte të punonte për Ukrainën.
Stefanyishyna theksoi se dorëheqja e saj ishte vendimi i saj personal, e nxitur nga rrethanat personale./Mxh
