Last Updated on 05/08/2026 by Monika
Katërmbëdhjetë vatra zjarri janë regjistruar gjatë 10 orëve të fundit në vend, ndërsa shtatë prej tyre vijojnë të mbeten aktive. Ministria e Mbrojtjes bën të ditur se, përmes koordinimit të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, prefekturave, pushtetit vendor dhe Forcave të Armatosura, po vazhdojnë operacionet për izolimin dhe shuarjen e flakëve.
Në terren janë angazhuar 29 automjete zjarrfikëse, 246 forca operacionale, 90 efektivë të Forcave të Armatosura, një helikopter dhe një avion “Air Tractor” i Forcës Ajrore.
Në zonën e Dajtit, ekipet zjarrfikëse, punonjësit e Administratës së Zonave të Mbrojtura, 50 efektivë të Forcave të Armatosura dhe një helikopter vijojnë përpjekjet për shuarjen e zjarrit. Sipas autoriteteve, aktualisht nuk paraqitet rrezik për zonat e banuara.
Situata më problematike mbetet në fshatrat Riban dhe Ngraçan të bashkisë Mallakastër, ku flakët kanë marrë përmasa më të mëdha. Në operacion janë përfshirë forca zjarrfikëse nga disa bashki, 35 punonjës të strukturave vendore, 40 efektivë të Forcave të Armatosura dhe avioni “Air Tractor”, me synim frenimin e përhapjes së zjarrit drejt zonave të banuara.
Në qarkun e Elbasanit, puna vijon në vatrat e Shqiponjës, malit të Dardhës dhe fshatit Mjekës. Zjarret në Shqiponjë dhe Mjekës raportohen nën kontroll, ndërsa nuk ka rrezik për banesat.
Ndërkohë, në zonën malore mes Stegopullit dhe Selckës, në bashkitë Libohovë dhe Drop/mxh
