Last Updated on 07/08/2026 by EL
Aksi Tiranë-Elbasan, mbetet një nga më problematikët sa i përket trafikut të rënduar që shkaktohet në hyrje të Bradasheshit. Edhe këtë të premte, nga pamjet e publikuara, vihet re që trafiku në hyrje të qytetit të Elbasanit, është kilometrik.
Neësbomb.al, bën me dije se trafiku ka nisur që nga mëngjesi i kësaj të premteje dhe ka vijuar gjatë gjithë ditës.
Teksa qytetarët, emigrantët dhe turistët i drejtohen bregdetit dhe juglindjes në këto ditë të nxehta, duket se e ka përkeqësuar më keq situatën.
Kjo situatë, fatkeqësisht ka vijuar për disa vite me radhë ndërsa pritet që t’i jepet zgjidhje me ndërtimin e ‘’Bypass’’ të Elbasanit./et
