Last Updated on 07/08/2026 by EL
Një i ri me origjinë afrikane ka humbur jetën të premten në mëngjes, ndërsa tentonte të hynte në enklavën spanjolle të Ceutës nga Maroku duke përdorur një parashutë.
Sipas autoriteteve spanjolle, rreth 80 emigrantë kanë humbur jetën gjatë krizës së emigracionit në Ceuta, ndërsa dy migrantë të tjerë nga Afrika Sub-Sahariane humbën jetën në korrik gjatë tentativave për të hyrë në enklavë në të njëjtën mënyrë.
Tentativat për kalimin me parashutë janë shfaqur si një rrugë e re dhe e rrezikshme për emigrantët që përpiqen të arrijnë territorin spanjoll. Që nga tetori i vitit 2025, kur u regjistrua kalimi i parë i suksesshëm me këtë metodë, janë raportuar edhe dy përpjekje të tjera që kanë rezultuar me hyrje të suksesshme./et
