Valët e të nxehtit po bëhen gjithnjë e më të shpeshta dhe më intensive, duke rritur rrezikun për probleme serioze shëndetësore, veçanërisht te të moshuarit, personat me sëmundje kronike dhe ata që punojnë ose qëndrojnë për një kohë të gjatë në ambiente të hapura.
Eksperti i shëndetit publik, Dr. Brian Bossak, paralajmëron se ekspozimi i zgjatur ndaj temperaturave të larta mund të kalojë nga lodhja nga nxehtësia në goditje nga nxehtësia, një urgjencë mjekësore që mund të rrezikojë jetën
Nëse gjendja përkeqësohet dhe kthehet në goditje nga nxehtësia, temperatura e trupit mund të arrijë ose të kalojë 41 gradë Celsius, duke shkaktuar dëmtime në tru, zemër dhe veshka.
Në këtë fazë, personi mund të ndalojë së djersituri, të humbasë orientimin, të pësojë konvulsione ose të bjerë në koma. Pa trajtim të menjëhershëm, gjendja mund të jetë fatale, shkruajnë mediat e huaja, ndërsa citojnë ekspertin e shëndetit publik, Dr. Brian Bossak.
Për të shmangur rreziqet, specialistët këshillojnë të kufizohen aktivitetet fizike gjatë orëve më të nxehta të ditës, të qëndrohet në ambiente me ajër të kondicionuar, të konsumohet sa më shumë ujë dhe pije me elektrolite, si dhe të tregohet kujdes i veçantë për të moshuarit dhe personat me aftësi të kufizuara, të cilët janë më të ekspozuar ndaj pasojave të temperaturave ekstreme.
