Fluks i madh pushuesish dhe trafik i rënduar është regjistruar që në orët e para të mëngjesit në qytetin e Vlorës.
Numri i lartë i pushuesve që kanë zgjedhur Vlorën për të kaluar pushimet e tyre ka bërë që rrugët dhe shëtitorja të mbushen që në mëngjes me vizitorë, të cilët nxitojnë të drejtohen drejt plazheve të Karaburunit dhe ishullit të Sazanit.
Ndërkohë, trafik i rënduar është konstatuar në disa akse rrugore të qytetit, si pasojë e fluksit të lartë të automjeteve dhe pushuesve që kanë mbërritur në Vlorë gjatë fundjavës./kb
