Nënkryetari dhe deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, ka shpalosur propozimin e Partisë Demokratike në lidhje me reformën territoriale.
Sipas Këlliçit, PD propozon më shumë bashki, rajone funksionale, decentralizim real, rikthim kompetencash, financa vendore të mjaftueshme, përfaqësim lokal, zhvillim rajonal, demokraci vendore.
Nga ana tjetër, Këlliçi thekson se PS thjesht redukton reformën te numri i bashkive.
“Cili model qeverisje vendore i shërben më mirë qytetarëve?
PS thjeshtë e redukton reformën tek numri i bashkive, ndërsa PD e trajton reformën si reformë të gjithë sistemit të qeverisjes vendore, përmes krijimit të 100 bashkive.
Çfarë propozon konkretisht PD?
PD nuk propozon vetëm hartë të re, por propozon:
-më shumë bashki
-rajone funksionale
-decentralizim real
-rikthim kompetencash
-financa vendore te mjaftueshme
-përfaqësim lokal
-zhvillim rajonal
-demokraci vendore.
Ky është ndryshimi thelbësor”, shkruan Këlliçi./ Kb
