Last Updated on 10/08/2026 by EL
Një nga zjarret më të mëdha të ditëve të fundit në Spanjë vijon të përhapet me shpejtësi në provincën Huelva në rajonin e Andaluzisë, ku flakët kanë përfshirë tashmë mbi 20 mijë hektarë tokë dhe kanë detyruar autoritetet të evakuojnë rreth 800 banorë.
Në terren janë angazhuar rreth 600 zjarrfikës, të mbështetur nga avionë, helikopterë dhe mjete të rënda, por era e fortë dhe vegjetacioni i dendur po favorizojnë përhapjen e flakëve dhe krijimin e vatrave të reja disa kilometra larg.
Autoritetet kanë urdhëruar evakuimin e disa zonave të banuara për shkak të avancimit të zjarrit dhe tymit të dendur, ndërsa banorëve u është ndaluar të kthehen në shtëpitë e tyre deri në një njoftim të ri.
Zjarri shpërtheu të enjten në zonën e Niebla-s, në provincën Huelva, dhe sipas autoriteteve pritet që operacioni për izolimin e tij të zgjasë edhe disa ditë./et
