Last Updated on 10/08/2026 by EL
Situatë e vështirë në zonën e Fshatit Halilaj dhe Krastës, ku flakët po përparojnë dhe rrezikojnë të zbresin drejt banesave. Forcat zjarrfikëse dhe Emergjencat Civile ndodhen në terren për neutralizimin e vatrave të zjarrit.
Terreni i thepisur dhe malor po e vështirëson ndërhyrjen e forcave nga toka. Gjatë ditës, operacioni për shuarjen e flakëve është mbështetur edhe nga ajri, ndërsa vijon puna për mbajtjen nën kontroll të situatës.
Në fokus të autoriteteve janë edhe linjat e tensionit të lartë pranë fshatit Halilaj, të cilat po monitorohen për të shmangur çdo rrezik të mëtejshëm.
Në terren po punojnë gjithashtu forcat e ushtrisë dhe strukturat e Emergjencave Civile, duke përdorur edhe mjete rrethanore për përballimin e situatës./et
