Ditën e sotme do të ketë probleme me furnizimin me ujë në disa zona të Durrësit, konkretisht në fshatin Shkalle, Sektorin Rinia, Arapaj, Xhafzotaj dhe Rrashbull.
Lajmi është njoftuar nga Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Durrës, ku bëhet me dije se problemet vijnë për shkak të një defekti në linjën e tensionit 20 kV që furnizon me energji elektrike stacionin e pompave në Fushë Milot, ky i fundit qëndroi pa punë nga ora 22:30 e mbrëmjes së djeshme deri në orën 06:00 të ditës së sotme
Sipas njoftimit të SHRUKD, Defekti në linjën e tensionit 20 kV ka ardhur për shkak të erërave të forta. Edhe pse është punuar gjatë gjithë natës, vetëm sot në orën 06:00 u arrit riparimi i tij dhe stacioni i pompave në Fushë Milot rinisi punën duke furnizuar normalisht me ujë.
Njoftimi i plotë:
SHRUKD njofton qytetarët se për shkak të një defekti në linjën e tensionit 20 kV që furnizon me energji elektrike stacionin e pompave në Fushë Milot, ky i fundit qëndroi pa punë nga ora 22.30 e mbrëmjes së djeshme deri në orën 06.00 të ditës së sotme. Për këtë arsye do të ketë probleme në furnizimin me ujë zona e fshatrave, konkretisht: fshati Shkalle, Sektor Rinia, Arapaj, Xhafzotaj, Rrashbull.
Defekti në linjën e tensionit 20 kV ka ardhur për shkak të erërave të forta. Edhe pse është punuar gjatë gjithë natës, vetë sot në orën 06.00 u arrit riparimi i tij dhe stacioni i pompave në Fushë Milot rinisi punën duke furnizuar normalisht me ujë.
Kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve për këtë situatë të përkohshme. /kb
