Një tjetër gëzim ka përfshirë familjen mbretërore të Jordanisë. Princesha Iman, vajza e madhe e Mbretit Abdullah II dhe Mbretëreshës Rania, ka sjellë në jetë dy vajza binjake.
Lajmi u bë publik më 14 gusht nga Oborri Mbretëror Hashemit, i cili konfirmoi lindjen dhe përcolli urimet për çiftin, si dhe për gjyshërit e rinj, Mbretin Abdullah II dhe Mbretëreshën Rania.
Princesha Iman është e martuar me Jamil Alexandros Thermiotis. Çifti kurorëzoi dashurinë e tyre në mars të vitit 2023, në një ceremoni të zhvilluar në Pallatin Beit Al Urdun në Aman.
Dy vajzat binjake janë fëmijët e dytë për çiftin. Princesha Iman dhe bashkëshorti i saj u bënë prindër për herë të parë në shkurt të vitit 2025, kur mirëpritën vajzën e tyre, Amina.
Me ardhjen në jetë të binjakëve, familja e Princeshës Iman është zgjeruar, ndërsa familja mbretërore jordaneze ka një tjetër arsye për të festuar.
Iman është fëmija i dytë i Mbretit Abdullah II dhe Mbretëreshës Rania, pas Princit të Kurorës Hussein. Ajo ka gjithashtu dy motra e vëllezër: Princeshën Salma dhe Princin Hashem./mxh
