Last Updated on 17/08/2026 by Anisa
Një vatër zjarri është konstatuar ditën e sotme në fshatin Drenovë të Mallakastrës, ku sipas raportimeve flakët janë duke iu afruar puseve të naftës dhe nënstacionit elektrik.
Duke e bërë situatën tejet të rrezikshme dhe duke rrezkuar përhapjen më tej të zjarrit. Në terren mësohet të jenë prezente forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për izolimin e vatrës dhe shuarjen e flakëve.
Ende nuk dihen shkaqet e nisjes së zjarrit, por dyshimet e para të autoriteteve janë që mund të jetë i qëllimshëm./ad
