Nicole Kidman ka folur për herë të parë me më shumë detaje rreth periudhës së re të jetës së saj pas ndarjes nga Keith Urban, duke pranuar se tashmë po përballet me një të ardhme që nuk e kishte parashikuar.
Në një intervistë për “British Vogue”, aktorja e njohur rrëfeu se ndryshimi i madh në jetën personale e ka vendosur përballë shumë të panjohurave.
“E ardhmja është krejtësisht e panjohur për mua tani”, tha Kidman, duke lënë të kuptohet se ajo që po përjeton sot është shumë larg mënyrës se si e kishte imagjinuar jetën e saj.
Aktorja po përpiqet ta shohë këtë periudhë si një mundësi për të jetuar më shumë në moment dhe për t’u besuar instinkteve të saj, në vend që të shqetësohet vazhdimisht për atë që mund të ndodhë në të ardhmen.
Kidman dhe Keith Urban i dhanë fund martesës së tyre pas gati 20 vitesh së bashku, ndërsa divorci u finalizua në janar. Çifti ka dy vajza së bashku.
Pas ndarjes, aktorja është përqendruar te puna dhe familja, ndërsa gradualisht po mëson të përshtatet me një realitet të ri personal.
Pavarësisht pasigurisë, Kidman duket e vendosur të mos përpiqet ta kontrollojë atë që do të vijë, por ta përballojë kapitullin e ri me më shumë qetësi dhe besim te vetja./mxh
