Imazhi i kryebashkiakut të Nju Jork, Zohran Mamdani, është shfaqur në një tabelë të madhe në Jeruzalem, së bashku me Ajatollah Mojtaba Khamenei të Iranit, Presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Hezbollahut, Naim Qassem, në kuadër të fushatës së partisë Likud të Benjamin Netanyahu për zgjedhjet e përgjithshme të 27 tetorit.
Në posterin e madh shkruhet se të katërt duan që Netanyahu të humbasë dhe u bën thirrje izraelitëve të mos i lejojnë të fitojnë.
Kryeministri Netanyahu ndau në rrjetet e tij sociale një foto të posterit gjigant gjithashtu me mbishkrimin: Mos i lini të fitojnë!
Mamdani dhe Netanyahu patën një përplasje publike, pasi kryebashkiaku i Nju Jork i bëri thirrje qeverisë federale të zbatojë një urdhër arresti të lëshuar nga Gjykata Ndërkombëtare Penale në vitin 2024, pas akuzave për krime lufte në Gaza.
Zgjedhjet në Izrael zhvillohen në tetor të këtij viti dhe rivali më i fortë i Netanyahu është ish-shefi i shtabit të IDF-së, Gadi Eisenkot dhe partia e tij Yashar.
Zgjedhjet e fundit në Izrael u mbajtën në vitin 2022, kur partia Likud e Netanyahut bashkoi forcat me partitë fetare të ekstremit të djathtë të ministrit të sigurisë izraelite Ben-Gvir dhe ministrit të financave Bezelel Smotrich./mxh
