Last Updated on 18/08/2026 by Anisa
Ministri belg i Mbrojtjes, Theo Francken ka zgjedhur Shqipërinë për të kaluar pushimet verore, duke u ndalur edhe në qytetin e Beratit së bashku me familjen.
Gjatë qëndrimit në Berat, Francken është angazhuar edhe në aktivitete sportive, mes tyre padel, duke përfituar nga ditët e pushimit për të eksploruar vendin dhe për të kaluar kohë me familjarët.
“Është bukur këtu, e mrekullueshme. Eja, luani padel këtu”, është shprehur ministri belg, duke ftuar të tjerë të provojnë këtë sport në Shqipëri.
Vizita e tij vjen në kulmin e sezonit turistik, ndërsa Shqipëria vijon të tërheqë edhe figura të njohura ndërkombëtare, të cilët zgjedhin vendin për pushime dhe përvoja larg angazhimeve zyrtare./ad
