Ndërsa rutina të ndryshme të mirëqenies dhe zgjimit herët janë kthyer në një trend në rrjetet sociale, Dakota Johnson duket se ka zgjedhur një filozofi krejt tjetër: të flejë sa më shumë.
Aktorja ka treguar se gjumi është një nga prioritetet më të rëndësishme në jetën e saj dhe se trupi i saj nuk funksionon mirë kur nuk fle mjaftueshëm.
“Gjumi është prioriteti im numër një në jetë. Nuk funksionoj dot nëse fle më pak se dhjetë orë. Mund të fle lehtësisht edhe 14 orë”, është shprehur ajo.
Deklarata e saj ka tërhequr vëmendjen, sidomos në një kohë kur shumë njerëz përpiqen të ndjekin rutina intensive të mëngjesit, të zgjohen herët dhe të jenë produktivë që në orët e para të ditës.
Për Johnson, megjithatë, duket se formula është më e thjeshtë: një gjumë i gjatë dhe cilësor është çelësi për t’u ndier mirë dhe për të pasur energji gjatë ditës.
Në fund të fundit, ndoshta jo çdo ditë duhet të nisë me alarmin në orën 5 të mëngjesit… ndonjëherë trupi thjesht kërkon edhe disa orë të tjera gjumë./mxh
