Presidenti amerikan Donald Trump publikoi sot një hartë të pazakontë.
Trump postoi në llogarinë e tij në platformën “Truth Social” një imazh nga Ngushtica e Hormuzit dhe e etiketon rrugën ujore si një “territor të ri të SHBA-së”.

Ngushtica e Hormuzit, përmes së cilës rrjedh 20% e naftës në botë, ndodhet në ujërat territoriale të Iranit dhe Omanit.
Trump e paraqiti për herë të parë idenë e aneksimit të Ngushticës së Hormuzit në një aktivitet në stilin e fushatës javën e kaluar, duke u thënë pjesëmarrësve se do ta shpallte atë shumë shpejt si territor të SHBA-së./Mxh
