Një kompani greke transportoi më shumë se një të tretën e eksporteve të gazit rus të Arktikut këtë vit. Anijet e lidhura me Dynagas transportuan 53 ngarkesa në portet e BE-së midis janarit dhe korrikut, me një vlerë prej 2.35 miliardë eurosh.
Shifrat vijnë nga analiza e të dhënave të transportit nga firma konsulente Kpler.
Greqia vonoi miratimin e paketës së 21-të të sanksioneve të BE-së, duke argumentuar se një ndalim total i transportit të LNG-së ruse në vendet e treta do ta shkatërronte Dynagas dhe do të detyronte shitjen e anijeve të saj të specializuara kundër akullit.
Sipas një kompromisi të ndërmjetësuar në korrik 2026, BE bëri një përjashtim të rinovueshëm, njëvjeçar, që u lejon operatorëve të transportit detar me bazë në BE, si Dynagas, të transportojnë LNG, gazin e lëngshëm rus, sipas kontratave afatgjata në vendet e treta jo-anëtare të BE-së, të kufizuara në nivelet e vëllimit të vitit 2025. Të dhënat e fundit nga organizatat e ndjekjes tregojnë se anijet e lidhura me Dynagas kanë vazhduar operacionet aktive, duke lëvizur vëllime të konsiderueshme nga impianti rus i LNG-së Arctic Yamal.
Objekti rus i LNG-së “Yamal” ndodhet në Sabetta, një port i ndërtuar posaçërisht në bregun verilindor të gadishullit Yamal, përballë Gjirit të Ob në Oqeanin Arktik, ku trashësia e akullit mund të arrijë dy metra gjatë muajve të dimrit.
Vetëm anijet cisternë të specializuara të klasit Arc7 mund të çajnë akullin dhe të ngarkojnë atje gjatë gjithë vitit./mxh
