Last Updated on 20/08/2026 by Anisa
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik ujor ndodhur sot mes Rrjollit dhe Shëngjinit ku një i ri humbi jetën ndërsa miku i tij u plagos.
Viktima është identifikuar si Klaus Gjergji ndërsa i plagosuri Uran Marku.
Nga informacionet paraprake mësohet se në gomone kanë qenë një grup të rinjsh, ndërsa dy prej tyre kanë rënë prej mjetit lundrues.Ata janë prerë nga helika e gomones, duke rezultuar fatale për njërin prej tyre, dhe duke lënë të plagosur tjetrin. Në vijim pritet që policia të sqaroje detajet e plota të ngjarjes së rëndë.
