Deputeti demokrat, Luan Baçi, ngriti sot shqetësimin për ndotjen masive të krijuar së fundmi në zonën e ish-Azotikut të Fier.
Përmes një postimi në rrjetet e tij sociale, Baçi ndan pamjet ku shfaqet shembja e një prej kullave, që siç theksoi, kryhet në mënyrë të përsëritur dhe në heshtje të plotë.
Sipas deputetit, banorët nuk njoftohen për shembjet e kryera, që i detyron të përballen me zhurmën dhe pluhurin e interteve.
“Pamjet qe po shikoni, nuk jane ne Ukraine, te shkaktuara nga dronet Rus…
Po shemben nje nga nje, kullat te ish Azotiku….ne Fier
Vihet re, qe shembja e tyre behet me intervale kohore, disa mujore nga njera kulle tek tjetra…
Pa njoftim, pa transparence..ne heshtje te plote.
Asnje njoftim per banoret qe banojne rreth ish Azotikut…
Ata perballen me zhurmen e shkaterrimit, me pluhurin dhe ndotjen e shkaktuar nga shembja e kullave!
Asnje njoftim per qytetaret e Fierit.
Asnje informacion..per askend
Kush i ben shembjet?
Ku hidhen inertet e shumta te krijuara nga shembja?
Sa eshte kostua e shembjeve dhe e transportit te tyre?
Per çfare do perdoren qindra, mijra m2 te ketyre siperfaqeve?
Pyetje te qyetareve, qe duan pergjigje nga institucionet pergjegjese”,-shkruan Baçi./mxh
