Last Updated on 20/08/2026 by Monika
Këtë të enjte janë regjistruar 18 vatra zjarri, nga të cilat 9 mbeten aktive dhe 3 janë nën monitorim.
Siç informon Ministria e Mbrojtjes, në operacionet në terren janë angazhuar 383 forca operacionale dhe 24 automjete zjarrfikëse, të mbështetura nga 90 efektivë të Forcave të Armatosura, 1 automjet zjarrfikës dhe 4 helikopterë të Forcës Ajrore.
Ndërkohë, vatrat kryesore aktive janë:
Gojan–Gjegjan, Pukë – Mbetet vatra më problematike, për shkak të terrenit të thyer dhe erës së fortë. Forcat janë përqendruar në mbrojtjen e banesave, ndërsa është kryer edhe evakuimi i banorëve të zonës.
Mal Milot, Kurbin –Rreziku për banesat është eliminuar, ndërsa forcat vijojnë punën vënien nën kontroll të vatrës.
Mali i Dajtit – Pas një riaktivizimi, operacioni vijon me forca tokësore dhe 1 helikopter të FA-së. Nuk ka rrezik për zonat e banuara.
Gjon, Bulqizë – Vatra mbetet aktive dhe po ndiqet nga 5 zjarrfikës, 22 vullnetarë dhe 4 forca bashkiake, me fokus mbrojtjen e banesave pranë zonës së zjarrit.
Ballaxhiaj, Memaliaj –Zjarri është vënë nën kontroll dhe aktualisht ndodhet larg banesave.
Pozitive paraqitet situata edhe në Qafë Helmes, ku zjarri është fikur nga krahu i Bulqizës dhe izoluar nga krahu i Selishtës, si dhe në Lufaj të Mirditës, ku vatra është vënë nën kontroll. Në të dyja zonat nuk ka rrezik për banesat dhe vijon monitorimi./Mxh
