Last Updated on 21/08/2026 by Anisa
Tymi i dendur ka mbuluar zonën e Dukatit, duke vështirësuar ndjeshëm përpjekjet për shuarjen e zjarrit.
Përveç terrenit të vështirë malor, ndërhyrja nga ajri po has pengesa për shkak të tymit të dendur dhe relievit të zonës, i cili nuk krijon mundësi që mjetet ajrore të afrohen dhe të hedhin ujë në distancë të afërt me vatrat e zjarrit.
Flakët vijojnë të përhapen, të favorizuara edhe nga era e fortë, ndërsa forcat në terren po punojnë për të frenuar avancimin e zjarrit./ad
