Një lajm i papritur ka ardhur nga bota e muzikës! Avril Lavigne është bërë nënë për herë të parë në moshën 42-vjeçare, duke surprizuar fansat me lajmin për ardhjen në jetë të vajzës së saj. Ajo që e bën edhe më të papritur këtë moment është se këngëtarja nuk kishte njoftuar publikisht se ishte shtatzënë.
Ylli i hitit “Complicated” ndau lajmin në Instagram, ku publikoi disa fotografi bardhezi me të porsalindurën. Në njërën prej tyre shfaqet duke mbajtur vogëlushen pranë gjoksit, ndërsa në një tjetër shihet dora e vogël e foshnjës e mbështetur në duart e prindërve.
Por fotografia që tërhoqi vëmendje ishte ajo e tre palëve atleteve Vans me kuadrate, të vendosura mbi një skateboard: dy palë për të rriturit dhe një palë shumë e vogël për pjesëtaren më të re të familjes.
“Princesha jonë e vogël ka ardhur!”, shkroi Avril në përshkrimin e fotografive, duke e shoqëruar njoftimin me emoji zemrash, kurore dhe biberoni.
Një tjetër detaj që ka ngjallur kuriozitet është identiteti i partnerit të saj. Në fotografitë e publikuara shfaqen duart e dy të rriturve që mbajnë foshnjën, por Avril nuk ka zbuluar emrin e babait dhe as nuk ka konfirmuar publikisht një lidhje aktuale.
Në fakt, në maj të vitit 2024, gjatë pjesëmarrjes në podcast-in “Call Her Daddy”, këngëtarja u pyet për jetën e saj sentimentale, por preferoi të mos tregonte nëse ishte në një lidhje në atë periudhë.
Ajo foli megjithatë për marrëdhëniet, duke thënë se gjëja më e rëndësishme për të ishte përputhshmëria mes dy njerëzve dhe besimi.
“Do të dilja me veten time. Gatuaj, më pëlqen shumë të merrem me shtëpinë dhe dekorimin”, u shpreh ajo me humor.
Avril ka folur edhe më parë për rëndësinë që familja ka në jetën e saj. Në maj të vitit 2025, gjatë koncertit në Madison Square Garden në New York, ajo ftoi nënën e saj në skenë dhe e falënderoi për mbështetjen që i kishte dhënë që në fëmijëri./mxh
