Last Updated on 24/08/2026 by Kesjana
Ajo që Presidenti amerikan Donald Trump e ka cilësuar si “D-Day ekonomik” ndaj Iranit, nis nga kjo e hënë.
Shtetet e Bashkuara kanë kërcënuar Republikën Islamike me ofensivën më të madhe financiare të ndërmarrë ndonjëherë, teksa në orët në vazhdim do të njoftojnë sanksione që godasin partnerët tregtarë të Iranit.
Në një shkrim editorial për “Financial Times”, Bessent shkroi: “Në agim fillon një D-Day ekonomik; ofensiva më e madhe financiare e ndërmarrë ndonjëherë kundër një kundërshtari”.
Pa specifikuar masat konkrete, Bessent sinjalizoi se SHBA-ja do të godiste “vendet që kanë frikë” dhe që, përmes politikës së pajtimit e kompromisit, vazhdojnë të kenë marrëdhënie ekonomike dhe financiare me Iranin, shkruan A2.
Bessent më herët i bëri thirrje Kinës të bashkëpunojë me SHBA, duke theksuar se historikisht ajo ka siguruar gjysmën e importeve të naftës nga rajoni i gjirit. Një zëdhënës i Ambasadës në Pekin u kundërpërgjigj se sanksionet dhe presioni nuk do të zgjidhin problemin, ndërsa bëri thirrje për rikthim në diplomaci.
Teherani, ndërkohë, i cili prej ditësh është përballur me kërcënimet për sanksione të mëdha, ka lëshuar një seri deklaratash të forta që kanë sinjalizuar raprezalje të madhe ushtarake. Mohsen Rezaei, sekretar i Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare, paralajmëroi gjithashtu të pengojë të gjithë eksportet e naftës nga Gjiri nëse lufta ekonomike do të vijojë: “Nëse lufta ekonomike vazhdon, nuk do të eksportohet as edhe një pikë e vetme nafte, as përmes Ngushticës së Hormuzit dhe as nga askund tjetër në Gjirin Persik”.
Ekonomia iraniane ka qenë prej kohësh nën presion të madh për shkak të sanksioneve ndërkombëtare, para se SHBA dhe Izraeli të shkatërronin pjesë të infrastrukturës së vet./kb
