Një alarm është lëshuar në rajonin Hokuriku , në Japoninë qendrore,
Japonia është goditur nga moti i keq. Vendi është përfshirë nga reshje të dendura dhe të rrëmbyeshme të shiut dhe si pasojë janë shkaktuar përmbytje në prefekturat Ishikaëa dhe Toyama .
Autoritetet japoneze kanë lëshuar urdhra evakuimi për qindra mijëra banorë , ndërsa Agjencia Meteorologjike e Japonisë (JMA) ka vendosur disa zona në Nivelin 5 , niveli më i lartë i paralajmërimit për ngjarje ekstreme të motit.
Autoritetet u bën thirrje banorëve në zonat e prekura të marrin masa të menjëhershme për të mbrojtur veten.
Që nga orët e para të mëngjesit të së enjtes, Hakui dhe komunat Shika, Hondatsushimazu dhe Nakanoto në Ishikaëa, si dhe Himi në Toyama, ishin në Nivelin 5.
Në të njëjtën kohë, pjesa më e madhe e dy prefekturave ishte në Nivelin 4 , që i referohet një rreziku në rritje të reshjeve të dendura të shiut dhe rrëshqitjeve të dheut./kb
