Agron Shehaj i partisë Mundësia është shprehur se protestat e zhvilluara së fundi në vend po ndryshojnë skenën politike.
I ftuar në emisionin Të Paekspozuarit, Shehaj ka deklaruar se protestat u hapën sytë të gjithëve dhe treguan se ndryshimi mund të vijë në Shqipëri edhe në mënyrë paqësore.
“Kemi qenë pjesë e protestës si të gjithë partitë e reja, por kanë qenë edhe protestues jo anëtar të partive politike, protestojnë se duan të shprehin zemërimin e tyre kundër një qeverie të korruptuar.
Është një protestë historike që po ndryshon skenën politike, po ndryshon politikën gjithmonë. Askush nuk e priste. Kemi diskutuar me dhjetëra herë se si të gjithë mendonin se kishte apati të përgjithshme, se të rinjtë nuk reagonin dhe ishte e pamundur të largohej Rama.
Kemi bërë teori të shumta, që edhe në këtë studio, jeni munduar të më nxirrni naiv se si mund të mendoj se Rama rrëzohet.
Protesta ka meritën që u hapi sytë të gjithëve dhe i tregoi se ndryshimi mund të vijë edhe në Shqipëri, edhe në mënyrë paqësore”, tha Shehaj./k.m
