Kryeministri dhe njëherësh Ministri i Jashtëm i Katarit, Sheikh Mohammed Al Thani, u takua me kryediplomatin iranian, Abbas Araghchi, në Teheran.
Ministria e Jashtme e Katarit tha se Al Thani dhe Araghchi diskutuan një plan kornizë të propozuar që përfshin krijimin e një korridori të përkohshëm detar përmes Ngushticës së Hormuzit.
Ata diskutuan gjithashtu një marrëveshje për të zbatuar një “projekt të përbashkët” për pastrimin e minave nëpër rrugën e rëndësishme tregtare.
Dy zyrtarët e lartë diskutuan “zhvillimet e fundit në situatën rajonale dhe përpjekjet që po bëhen për të ulur përshkallëzimin dhe për të krijuar kushte të përshtatshme për dialog, duke kontribuar në forcimin e sigurisë dhe stabilitetit rajonal”.
Katari ka shërbyer si negociator i fshehtë midis Uashingtonit dhe Teheranit dhe ka ndihmuar në sigurimin e një memorandumi mirëkuptimi në qershor që ndaloi përkohësisht sulmet.
Vizita e Al Thani në Teheran ishte e para që nga fillimi i konfliktit midis Uashingtonit dhe Teheranit.
Edhe pse sulmet kanë ndaluar, Uashingtoni tani po shton presionin ekonomik duke njoftuar plane për ta shkëputur Iranin nga partnerët e tij tregtarë me sanksione të reja.
Ndërkohë, transporti i naftës në Hormuz ka rënë në nivelin më të ulët në tre muaj, me vetëm 5 milionë fuçi në ditë që kaluan tranzit të hënën, sipas të dhënave të fundit. Para luftës, në ngushticë kalonin afërsisht 20 milionë fuçi naftë të papërpunuar në ditë./mxh
