Pas zhbllokimit zyrtar të merkatos nga FIFA, Skënderbeu ka realizuar dy përforcime të rëndësishme brenda Së njëjtës ditë.
Afrimi i parë është mbrojtësi i djathtë Reild Kurti, i cili vjen pas përvojës së tij me Korabin në Kategorinë e Parë. 23-vjeçari ka një të kaluar me përfaqësueset e moshave, ku ka mbajtur edhe fanellën e Shqipërisë U-21.
Goditja tjetër e juglindorëve është sulmuesi 20-vjeçar Dechan Rayan Moussavou. Lojtari i ri është pjesë e kombëtares së Kongos dhe kjo do të jetë eksperienca e tij e parë në futbollin shqiptar.
Të dy futbollistët janë federuar me sukses dhe do të jenë menjëherë në dispozicion të stafit teknik. Kurti dhe Moussavou pritet të jenë gati për të zbritur në fushë që në duelin e së hënës kundër Dinamos./mxh
