Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në zbatim të planit të masave për garantimin e rendit dhe të sigurisë publike, kanë vijuar kontrollet dhe matjet në subjektet që zhvillojnë aktivitete me muzikë.
Gjatë kontrolleve, në lagjen “Vasil Shanto” u konstatua se në një lokal gjenerohej muzikë mbi nivelin e lejuar. Nga matja e kryer me pajisjen përkatëse rezultoi se niveli i zhurmës ishte 86.3 dB. Për këtë shkelje, në zbatim të ligjit “Për vlerësimin dhe administrimin e zhurmës në mjedis”, pronari i subjektit, shtetasi M. L., 38 vjeç, banues në Shkodër, u ndëshkua me masë administrative prej 200 000 lekësh të rinj.
Kontrollet, verifikimet dhe matjet do të vijojnë./kb
