Furnizimi me energji i Centralit Bërthamor të Zaporizhais (ZNPP), i pushtuar nga Rusia në Ukrainë, është në rrezik kritik, ndërsa rezervat e karburantit për gjeneratorët e tij të emergjencës po pakësohen, paralajmëroi sot Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA).
”Centrali tani ka qenë pa energji të jashtme për më shumë se një javë dhe varet nga gjeneratorët me naftë”, tha drejtori i përgjithshëm i IAEA-së, Rafael Grossi.
U raportua se furnizimet me naftë kishin qenë përkohësisht të mjaftueshme vetëm për 10 ditë para se disa dhjetëra ton karburant të dorëzoheshin nga jashtë vendit këtë javë.
“Situata aktuale tregon edhe një herë pse energjia e besueshme e jashtme dhe rrugët e sigurta të furnizimit janë të domosdoshme për sigurinë bërthamore”, tha Grossi.
”Pa rivendosjen e furnizimit me energji të jashtme ose furnizime shtesë me naftë në të ardhmen e afërt, centrali mund të përballet me një ndërprerje të energjisë brenda afërsisht 10 ditësh”, paralajmëroi ai./mxh
