Fituesja e “Big Brother VIP Albania”, Selin Bollati, ka bërë që ndjekësit të pyesin veten për mungesën e saj të ditëve të fundit në rrjetet sociale.
Pas një sërë mesazhesh dhe pyetjesh se përse nuk po ishte aktive si zakonisht, Selin ka vendosur të japë një përgjigje përmes një postimi në InstaStory.
Në ditët e fundit, ajo kishte lënë të kuptohej se nuk ishte në gjendjen e saj më të mirë shëndetësore. Më herët, Selin kishte treguar se po përballej me temperaturë të lartë, çka e kishte detyruar të qëndronte larg angazhimeve dhe rrjeteve sociale.
Por në postimin e fundit, ajo ka dhënë një tjetër detaj që duket se shpjegon situatën. Selin ka ndarë një fotografi nga makina, ku duket dora e saj e fashuar pas marrjes së trajtimit mjekësor.
Krahas fotos, ajo ka vendosur edhe pyetjen që i është bërë vazhdimisht nga ndjekësit: “Pse nuk poston?”. Përgjigjja e saj ka qenë e shkurtër, por domethënëse: “Kjo është ‘Pse’-ja ime”.

Në këtë mënyrë, Selin ka lënë të kuptohet se gjendja shëndetësore është arsyeja pse ka zgjedhur të qëndrojë e tërhequr dhe më pak aktive në rrjetet sociale gjatë këtyre ditëve.
Postimi ka tërhequr menjëherë vëmendjen e fansave, të cilët kanë shprehur shqetësimin dhe i kanë uruar fitueses së BBVIP Albania një shërim sa më të shpejtë./mxh
