Një konflikt ka ndodhur në lagjen 8 të qytetit të Korçës, në lagjen e njohur si Radaneci.
Të përfshirë në konflikt janë 4 persona, ku dy prej tyre janë vëllezër. Mësohet se shkak i konfliktit janë bërë fëmijët që luanin në lagje.
Konflikti ka degraduar dhe kanë mbetur të plagosur me drunj në kokë dy vëllezërit, të cilët janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.
Pas marrjes së ndihmës mjekësore, dy vëllezërit dhe dy personat e tjerë janë shoqëruar drejt komisariatit për deklarime./Mxh
