Qarku i Beratit vijon të mbetet pa një drejtues të emëruar të Policisë, pas transferimit të Luigj Vathit në detyrën e drejtorit të Kufirit në Korçë.
Burime bëjnë me dije se për drejtimin e Policisë së Beratit i është propozuar posti Gjovalin Lokës, por ky i fundit nuk ka pranuar të marrë detyrën.
Sipas burimeve, situata pritet të marrë një zgjidhje gjatë ditës së sotme, ndërsa nuk përjashtohet mundësia e emërimit të një drejtuesi të ri për Policinë e Beratit.
Ndërkohë, burimet bëjnë me dije se drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Hita, pritet të ndërmarrë disa ndryshime në strukturat drejtuese të policisë./ad
