Last Updated on 01/09/2026 by Anisa
Tre ditë pas tragjedisë së rëndë, ku Sokol Preka, 40 vjeç, dhe David Deda, 46 vjeç, humbën jetën pasi ranë në kontakt me energjinë elektrike, banorët e Vaut të Dejës dhe familjarët e viktimave kanë zhvilluar një protestë përpara qendrës shëndetësore.
Motra e Sokol Prekës akuzon se viktimat nuk kanë marrë në kohë ndihmën e nevojshme, pasi autoambulanca e Vaut të Dejës ka qenë jashtë funksionit atë natë.
Banorët shprehen se pas orës 16:00, për të gjithë qytetin e rrethinat nuk ka mjek, por vetëm dy infermierë.
Bashkia Vau i Dejës ka rreth 50 mijë banorë. Për këtë arsye, banorët kërkojnë që qendra të marrë statusin e urgjencës mjekësore, me praninë e një mjeku edhe gjatë orëve të pasdites dhe natës, si dhe shërbim të plotë urgjence për komunitetin./ad
