Last Updated on 02/09/2026 by Anisa
Kreu i SPAK-ut Klodian Braho i është bashkuar Konferencës Ndërkombëtare për Luftën kundër Drogave, e organizuar nga DEA në Buenos Aires.
Lajmi bëhet me dije nga Ambasada Amerikane në Tiranë përmes një postimi. Bëhet fjalë për një forum që ka në fokus integrimin operacional, koordinimin dhe bashkëveprimin kundër organizatave terroriste e kriminale.
Gjatë konferencës, prokurorët e SPAK-ut zhvilluan 12 takime të rëndësishme me kolegë nga SHBA-të, Kolumbia, Ekuadori, Ukraina, Paraguai dhe Argjentina.
Postimi i Ambasadës së SHBA
Divizioni Penal i Departamentit të Drejtësisë të Shteteve të Bashkuara, përmes OPDAT, e solli SPAK-un në qendër të përpjekjeve globale kundër krimit të organizuar ndërkombëtar. Në Buenos Aires, Drejtuesi i SPAK mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare për Luftën kundër Drogave #IDEC40 nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara kundër Narkotikëve (DEA) – forumi kryesor global i sponsorizuar nga Shtetet e Bashkuara për integrimin operacional, koordinimin dhe bashkërendimin e veprimeve kundër organizatave kriminale ndërkombëtare, përfshirë Organizatat e Huaja Terroriste të përcaktuara nga Shtetet e Bashkuara. Duke u mbështetur në #IDEC40, prokurorët e SPAK zhvilluan 12 takime të nivelit të lartë me homologë nga Shtetet e Bashkuara, Kolumbia, Ekuadori, Ukraina, Paraguai dhe Argjentina, duke forcuar marrëdhëniet dhe koordinimin operacional të nevojshëm për të goditur dhe luftuar kërcënimet ndërkombëtare në Europë, Amerikën Latine dhe Shtetet e Bashkuara./ad
