Last Updated on 04/09/2026 by Klara
Një vatër zjarri është shfaqur në lagjen Hoxhalinj, në fshatin Shtepanjë të Njësisë Administrative Gostimë.
Zjarri është konstatuar në një zonë pranë banesave, duke krijuar rrezik për përhapjen e flakëve.
Në vendngjarje kanë mbërritur dy grupe të shërbimit zjarrfikës, me dy automjete dhe gjashtë efektivë, të cilët kanë ndërhyrë për shuarjen e zjarrit. Pas ndërhyrjes, situata është vënë nën kontroll./k.m
