Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, deklaroi se droni ishte orientuar drejtpërdrejt drejt zyrës së kreut të SBU-së, Oleksandr Poklad, duke e cilësuar ngjarjen si një përpjekje të drejtpërdrejtë për eliminimin e drejtuesit të inteligjencës ukrainase.
“Droni ishte drejtuar drejtpërdrejt në zyrën e kreut të SBU-së në këtë ndërtesë,” u shpreh Zelensky.
Lideri ukrainas bëri të ditur se e ka udhëzuar Pokladin të përgatisë një kundërpërgjigje ushtarake ndaj Moskës, e cila duhet të jetë “adequate, e ndjeshme dhe, nëse është e mundur, simetrike”. Zelensky shtoi se ushtria ukrainase do ta mbështesë plotësisht këtë operacion, pa dhënë detaje mbi formën apo kohën e ekzekutimit.
Përdorimi i dronëve “Shahed” vijon të jetë një nga pikat kyçe të fushatës ajrore ruse, ndërsa Kievi zyrtar ripërsërit qëndrimin se çdo goditje ndaj strukturave të tij do të pasohet me sulme hakmarrëse ndaj objektivave ushtarake dhe të sigurisë brenda territorit rus./k.m
