Last Updated on 04/09/2026 by EL
Nuk kaluan as 24 orë nga urdhri i Ramës dhe me bllok në dorë duke mbajtur shënime, nëpër kafene, mexhlisin e diskutimit të halleve të përditshme, ora 17 e kësaj të premteje do t’i gjejë deputetët socialistë ballë përballë me popullin për të dëgjuar problemet e tyre.
Nuk do të përdorin zyrat e degëve lokale të PS. Nga publikimet në rrjetet sociale të deputetëve socialist bie në sy si vend takim me popullin janë lokale të ndryshme, pa praninë e kamerave dhe aparateve fotografikë.
Një deputet socialist i qarkut Tiranë kontaktuar nga gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, tregoi se bashkëbisedimi do të zhvillohet në grup me ata qytetarët që do të vinë nga ku do të mbahen shënim shqetësimet e më pas do tu kthehet përgjigje me shkrim.
“Në fillim biseda do të jetë e përbashkët pastaj një e nga një pasi halli nuk i ngjall hallit”, pohoi i njëjti deputet.
Ish-ministria e Bujqësisë Anila Denaj ka njoftuar takimin me qytetarët në një kafene në Bërzhitë.
Ish-kolegu i saj i Punëve të Brendshme Ervin Hoxha ka përzgjedhur një Lokal, tek rruga “Migjeni”, Njësia 11, Tiranë.
Numri dy i qeverisë Albana Koçiu ka zgjedhur Sheshin Garibaldi, Kombinat.
Ndërsa Blendi Gonxhe ministër i kulturës ka zgjedhur një tjetër bar-kafe për tu takuar me qytetarët e Mëzezit.
E propozuara për garën e ardhshme të zgjedhjeve lokale për Tiranën Ogerta Manastirliu ndryshe nga kolegët e saj që do të zhvillojnë takime nëpër kafene ka zgjedhur Bibliotekën “Petro Zheji”, Njësia 9, Tiranë.
Mësohet se senatori socialistëve Erion Braçe do t’i nisë dëgjesat javën e ardhshme, pasi të jetë konsultuar sot me grup-seksionet e PS të njësisë pesë.
Deri në momentin e publikimit të këtij lajmi ish-kryetarja e Kuvendit dhe ish-ministria e Punëve të Jashtme, Elisa Spiropali, nuk e ka publikuar ende vendtakimin si deputete e Tiranës.
Sikurse edhe Fatmir Xhafaj nuk ka publikuar ende se ku do ta aplikojë “Praninë Besnike”.
Qytetarët e Kavajës do të kenë në dispozicion të dëgjohen kryetarin e grupit të PS Taulant Ballën i cili muajt e fundit i ka kushtuar një vëmendje të veçantë këtij qyteti.

