Princi Harry duket se po përgatit një tjetër lëvizje që mund të trondisë familjen mbretërore.
Sipas Daily Mail, një nga arsyet e rikthimit të Harry-t në Mbretërinë e Bashkuar është pikërisht realizimi i këtij projekti. Filmi pritet të zërë një pjesë të konsiderueshme të vëmendjes së tij gjatë vitit të ardhshëm.
Por Harry nuk duket se do ta ndërtojë historinë vetëm nga kujtimet e tij.
Raportohet se ai ka nisur të kontaktojë miq të Princeshë Dianës dhe persona që e kanë njohur nga afër, duke u kërkuar të kontribuojnë në projekt dhe të ndajnë kujtimet e tyre për nënën e tij.

Madje, gjatë vizitës së tij në Britani në korrik, Harry kaloi kohë me familjen Spencer në Althorp, një detaj që ka ushqyer edhe më shumë zërat për projektin e tij.
Nëse filmi realizohet, ai rrezikon të hapë edhe një herë plagët e vjetra mes dy vëllezërve.
Eksperti mbretëror Richard Kay pretendon se Princi William është përballur me “frustrim të madh” për shkak të planeve të Harry-t.
Dy vëllezërit kishin qenë në një nga momentet e fundit të bashkëpunimit të tyre të ngushtë në vitin 2017, kur realizuan dokumentarin “Diana, Our Mother: Her Life and Legacy”.
Që prej atëherë, marrëdhënia e tyre është përkeqësuar ndjeshëm.

Sipas Kay, projekti i ri mund të rikthejë debatin se kush e përfaqëson më shumë trashëgiminë e Dianës.
“William është po aq djali i saj sa dhe Harry”,është argumenti i ekspertit, duke nënvizuar se Princi i Uellsit nuk e përdor vazhdimisht figurën e Dianës në publik.
Madje, Kay sugjeron se Harry mund të jetë duke përdorur emrin dhe trashëgiminë e Princeshë Dianës për të krijuar një identitet gjithnjë e më të ndarë nga familja mbretërore Windsor.
Harry dhe Meghan po afrohen gjithnjë e më shumë me Britaninë
Ndërkohë, rikthimi i Harry-t dhe Meghan Markle në Mbretërinë e Bashkuar duket se po merr një tjetër dimension.
Çifti, së bashku me fëmijët e tyre, Princ Archie dhe Princeshën Lilibet, është rikthyer në Britani pas disa vitesh në SHBA.
Raportohet se ata po kërkojnë një shtëpi në Cotswolds, ndërsa fëmijët thuhet se do të ndjekin një shkollë prestigjioze private me një kosto prej rreth 35 mijë dollarësh në vit.
Një tjetër arsye e rëndësishme për rikthimin e Harry-t lidhet me babain e tij, Mbretin Charles III, i cili bëri publike betejën e tij me kancerin në vitin 2024.
Ndërkohë, Meghan raportohet se po shqyrton edhe rikthimin në aktrim.
Nëse projekti për Dianën bëhet realitet, ai mund të jetë shumë më tepër se një film për një nënë të ndjerë: mund të shndërrohet në episodin e radhës të përplasjes së heshtur mes Harry-t dhe William-it./KM
