Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me përplasjet e krijuara përgjatë ditëve të fundit, pasi Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi të rrisë vetë pagën referuese për gjyqtarët.
Përmes një postimi në rrjetet e tij sociale, Rama shprehet se secili institucion ka vendin e vet, duke iu referuar qëndrimit që pritet të mbajë Kuvendi, që nuk veproi për çështjen brenda datës 31 korrik, sikurse iu la afat nga Gjykata Kushtetuese.
“Secili institucion në vendin e vet. Fondin e pagave të pushtetit gjyqësor e propozon pushtetit ekzekutiv dhe e miraton pushteti legjislativ. E kur vetë Gjykata Kushtetuese pret parlamentin të ekzekutojë vendimin e saj për pagat e gjyqësorit dhe nuk kuturiset të hapë vetë derën e thesarit të shtetit, çdo koment tjetër është në rastin më të mirë humbje kohe dhe në më të keqin as mos e pyet se ç’është…”,-shkruan Rama./KM
