Last Updated on 06/09/2026 by EL
Të paktën 22 persona u vranë dhe disa të tjerë u plagosën kur një zjarr shpërtheu në një vend dasmash në kryeqytetin e Republikës Demokratike të Kongos, Kinshasa, të shtunën, tha një zyrtar lokal.
Zjarri shpërtheu gjatë një pritjeje martese në një ndërtesë në komunën Lingwala të Kinshasës, sipas kryetarit të bashkisë Lingwala, Norbert Mushinga.
“Pas inspektimit të vendit, mund të konfirmoj se numri i përkohshëm i të vdekurve është 22”, u tha Mushinga gazetarëve në Kinshasa.
“Njerëzit hasën vështirësi për të arritur në daljen e emergjencës; të gjithë ishin në gjendje paniku”, tha ai.
Mushinga tha se prona brenda ndërtesës u shkatërrua gjithashtu dhe disa të plagosur u dërguan në qendrat shëndetësore në Kinshasa për trajtim.
Ai tha se ka nisur një hetim për të përcaktuar shkakun e zjarrit, ndërsa dyshohet për një defekt elektrik.
Në një deklaratë, Ministrja e Brendshme Jacquemain Shabani u dha udhëzime të gjithë guvernatorëve të provincave që të kryejnë inspektime të menjëhershme të vendeve ku zhvillohen ngjarje publike.
Shabani urdhëroi autoritetet të mbyllin çdo institucion që nuk përmbush standardet e sigurisë./et